Lidhja e Prizrenit
Poeti grishë Zanën qi, tê krah, të këndojë në "Lahutë" ndodhjen historike të vjetit 1878 - 1879 kur, mbas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlnit, Ali Pasha i Gucis qet kushtrimin anë e kund Shqipnis per të mbledhë burrat mâ në shêj nga Gegnija e Tosknija dhe per t'u bashkuar në Prizrend. Në Zanin e Alís rrâjnë kreshnikët e Kombit në qytetin zâmadh. Ora e bardhë e Shqipnís, i shef nga Bjeshkë e Ljubotinit, ku e Mira ka ndejën, dhe gëzohet. Thërret Zanën e Sharrit dhe, mbasi sbashkut dalin Më nji kodër, prej nga kundrohej qyteti, e pëvetë simotrën e vet se a thue i njifte ata burra rreshtue në kuvend. Zana, e habitun para pamjes madhshtore të homeriadve të ri, kujton se Shqiptarët e mbledhun janë Akejt e vjetër ase Dard^jat. Nisë, prandej, të cillsojë nder ta Agamemnona e Diomeda. Ban Buzë në gaz Ora dhe tashti i spjegon motrës njikanji herojt Shqipatrë: Ali Pashën, Marash Vatën, Abdyl Frashërin, Prenk Bib Dodën, Toptanin, Zogollin, Gjetë Gegë Shllakun, Çun Mulën, Mar'Lulën, Dod Preçin, Vrijonin, Derallën, Shan Dedën, Abdullah Drenin, Ndersá Ora e Zana bisedojnë këso dore mbí moje të Prizrendit, çilë kuvendin Abdyl Frashëri. Aí endë me nji gojtarí të squet, si i perket derës së tij letrare, vjetërsín e fisit Shqíptár, kulturën e lashtë të tij, trimnín e qindresën gjatë shekujve, dashunín per atme dhe luftat e rracës per të rujtë pamvarsín. Nga fjalët e peshume të tijat në shesh se Shqipnija s' shkelet me dhunë dhe se Shqiptari din të desë për atdhé. Këtu Shan Deda i Ded Jakupit nxehet, dhe, tuj i pré fjalën gojtarit, shperthen në shprehje të zjarrta e bé, qi përforcojnë pohímín e mbramë të Frashërit. Ky merr rishtas fjalën dhe perfundon me nji grishje, qi u a sjellë tanë të pranishmëvet per t'i dalë zot tokavét shqiptare dhe per të pështue Hot e Grudë, Plavë e Gucí nga çapojt e Malit të Zí. Në këto fjalë preket Bajraktari i Shalës Mar' Lula, dhe, tuj u perbetue në Shën Marrabé, nisë kuvendin, në cilin pohon, me logjikën e Kanunit, se per tê e per Shqiptarët e tanë âsht anmik i njatë si Shkaju si Turku e se prandej këtij i do vû pushka para. Mbas fjalvët të tija flet Ali Pasha. Ky tuj i dhanë arsye Mar' Lulës, paraqet nevojën politike qí Shqiptarët të rrijnë per 'iherë lidhë me mbret të Stambollës, i cili a heret a vonë do të bijë. Per mos t'a çue gjatë kuvendin, propozon per të shkue njí letër tuj i a drejtue Fuqivet të Madhá dhe Mbretit. Letra peshohet fjalë per fjalë dhe qartas ven në dukje se toka shqiptare s'âsht as e Italjnavet, as e Hinglizvet, Francezvet, Gjermanvët as e Sllavëvet e se aio tokë s'i lëshohet kujë as s'i falej.
Lidhja e Prizrenit

Shkrepi dielli buzës s'Cukalit,
Eja e t'kndojm, oj Zâna e malit,
Eja e 'kndojm më Lahutë t'Malcís,
Si atà Krenët e Shqyptarís
Në prizrend na janë bashkue 5
Per me folë, me bisedue,
Shqyptarín se si m' e pshtue
Prej çapojve t' Malit t' Zí,
Qi ka dýndun top e ushtrí,
Me hî n' Plavë, me hî n' Gucí, 10
Me marrë Shkodren me Malcí,
Dér kû dán vendi me Drí;
Pse, po thonë, Mbreti i Stambollës
Dorë i dhânka Knjaz Nikollës
Me ndezë zjarm aj m' votra t' ona, 15
Me ngá qét aj n' ara t' ona
Me bâ drû n' zabele t' ona,
E me grá e me vasha t' ona
Me luejtë Shkjau harushë nder né,
Thue se s' ká Shqyptarë mbí dhé. 20
Por po kisht', besa, Shqyptarë,
Kisht' Shqyptarë zêmer bujarë...
Burra t' urtë, trima luftarë,
Qi s' po u tutshin kta me dekë
M' erz a m' tokë me pasë me i prekeë. 25
Persè, qe, qaj Alí Pasha
Fort ká vrâ ato vetlla t' trasha,
Ká vrâ vetllat edh' â idhnue,
Burri i botës kur ká ndigue,
Se n' Berlin âsht bâ pleqnija 30
Nen kâmë t' Shkjaut me vue Shqypnija;
Edhè n' Pejë trimi ká dalë,
T' tanë Shqypnís ká çue nji fjalë,
Qi shk' â Krye, shk' â Bajraktár,
Shk' â Vojvodë e shpí e parë 35
Fíll me dalun në Prizrend,
Per me ngrafë atý kuvend,
E, si motit, per, per Atdhé
Me lidhë besë, me lidhun fé:
Besë e fé me lidhë Shqyptare, 40
Se pá dale Shqypnija fare,
Sa qi n' fushë as në zabel
Mos të lehë mâ qên në stel,
Mos t' këndojë as pulë as gjel,
Vendin t' huejve mos m' u a lshue, 45
Shkjaut per t' gjallë mos me ju shtrue,
Mos me vû kapicë mbí krye:
Mbretit fjalen me ja thye.
Edhè n' lajm qi çpon Alija,
Trup në kamë çohet Shqypnija, 50
Shk' â Gegní e shk' â Toskní:
Çohen Krenë e Bajraktarë,
Agallarë e Pashallarë,
Me Vojvodë e me Begllereë
Trima n' zâ, burra me nderë, 55
Larg t' permendun per urtí,
Larg te lypun per pleqní:
E kush tok e kush pá shok:
Si atà hyjt qi shkrepin n' qiell:
Në Prizrend na shkuekan fill, 60
Prizrenjanët kû mirë po i presin,
Buke e zêmer kû po u qesin,
Si zanát qi e ká Shqypnija,
Kur t' u shkojë miku te shpija.
E si tok na janë bashkue, 65
Trimat m' kame atëherë janë çue
E kan dalë në log t' kuvendit,
M' ato mojet e Prizrendit,
Kû kan ndêjun rend mbas rendit,
Me Ali Pashen n' krye te vendit. 70
Vall, ç' piskati n' hije t' blinit,
N' ato mrize t' Ljubotinit,
Qi ushtoi vigma ashtû zallís?
Ora e bardhë e Shqyptarís
Paska kênë n' nji gurrë t' u lá, 75
Edhè e Mira paska pá,
Se atjè poshtë - o në Prizrend
Kenkan mbledhë Shqyptarët n' kuvend;
Paska pá ajo e kênka gzue,
M' mâje t' bjeshkës paska flutrue, 80
Edhè n' giûhë t' âmbel t' Shqyptarit
Thirrë i paska Zânes s' Sharit,
Sa qi ushtue ká hapesira:
A po ndien, moj t' raftë e mira!
Moj shtat - rrituna në mjaltë? 85
Peja i' herë m' ket bjeshkë të naltë,
Peja 'i herë, per n' daç me pá,
Shka s' ké pá as n' Turk as n' Shkjá.
Zâna mirë atê e ká ndie;
Fluturim âsht lshue n' ajrí, 90
I a ká behë m'bjeshkë t' Ljubotinit,
Sa rre' 'i herë qepalli i synit,
Kû atý para i ka dalë Ora,
Edhë kapun dora -- dora,
Tue kuvendë motra me moter, 95
Na kan zânun vend m' nji koder.
Vend m' at koder, si kan zânë,
Ká qitë Ora edhè i ká thânë:
Se un, qi dijtë e kam mâ s' miri,
Se tý p' reherë t' a ka dashtë hiri 100
Me t' kuvendun fjalë burrnije,
Me t'permendun punë trimnije
E me njoftë burrat e dheut,
Qi per Fé e lirí t' Atdheut,
Vringllojn shpatat si vetima, 105
Trandin boten si bumllima,
Bâjn anmikun copa e grima:
Deshta t' thrras, moj vetull - njalë,
Mbí ket bjeshkë nji herë me m'dalë,
Per me t' thânë se edhè n'ditë t' sotit 110
Po kisht' burra porsi motit,
Mos me u trêmë në flakë t' barotit,
Mos me u tutë n' vringllim t' çelikut,
Ballë per ballë m' i u turrë anmikut.
A i shef, poshtë, atje n' Prizrend, 115
Njatà burra mbledhë n' kuvend?
A thue i shef ea thue po i njef ?>>
Un po i shof por nuk po i njof
Nuk po i njof, jo, se kush janë,
Po i pergjegjë e bardha Zânë, 120
Veç, mbas giaset, kish' me thânë,
Se ata Akejt na kênkan njallun
Qi t' largë Trojen paten kallun:
Pse edh' aj trimi n' krye te vendit,
Qi po dán në log t' kuvendit 125
Porsi t' isht' nji rod drangonit,
Fort m' i giaka Agamemnonit;
Si p'r at tjetrin, pak pertej,
Me atà dy mustakë te mdhej,
Krah e m'krah qi i paska lshue, 130
E qi folka si tu ulrue,
Kish' me thânë se âsht Diomedi.
Fort ká qeshë Ora me vedi,
Fort ká qeshë e kshtû i ká thânë:
Se atà Akej, besa, nuk janë, 135
S' janë Akej as s' janë Dardâj,
As vigaj, as katallâj;
Por jânë Krenët e Shqyptarís,
Krent e Gegve e t' Tosknís,
Qi kan dalun ne kët dhá 140
Me lidhë besë, me lidhun fé,
Edhè m' armë kta me u shterngue,
Europës fjalen m'i a poshtue,
Qi me Mbret paska pleqnue
Me dhânë dorë Malit të Zí 145
T' a coptojë t' mjeren Shqypní.
Sá p' r at trimin n' krye te vendit,
Qi po t' dán ne log t' kuvendit
Porsi t' isht' nji rod drangonit
E qi i gjaka Agamemnonit, 150
Aj nuk âsht mori lum vasha,
Tjeterkush veç se Alì Pasha,
Qi per t' drejta t' Shqyptarís
Vetë i a nep zjarmin shtëpís,
E s'i dhimen nanë djalë: 155
Per to jeten vetë e falë.
E nji tjetri, mâ pertej,
Me ata dy mustakë te mdhej
Me i prekë m' shoq qi ka brî vedi,
Aj nuk âsht, jo, Dijomedi, 160
Por âsht Bajraktari i Shkrelit:
Si njaj pyrgu m' ballë t' kështjelit,
Qi s'e trandë as topi as shpata,
E i thonë êmnit Marash Vata.
Jo qi ka atý burra tjerë, 165
Bajraktarë, Krenë e Beglerë,
Qi per fjalë e per urtí,
Per trimní, e bujarí
Nuk i a lshojn vendin kurrkuej
As n' Shqypní, as nder të huej. 170
A e she'' 'i herë njat burrë zeshkan,
Me kollçikë e me fistan,
Qi m' a ka sýnin si zhgjeta,
Qi m' i bâjn t' gjith t'u ngiatjeta,
E qi folka ashtû pa u zé, 175
Herë tue mâtë, mandej tue pré:
Qi prandej njat fjalë qi e flet,
Mbreti as Krajli nuk i a shklet:
Pse edhè e tij bujare
Larg permendë âsht n' tokë Shqyptare 180
Per kah pupla e per kah dija,
Pá te cillat s' rron Shqypnija?
Aj âsht trimi Frasher Begu,
Qi gjithkund, k e qiti shtegu,
I la naâm aj Toskënís 185
Faqe t' bardhë i la Shqypnís.
Mandej vjen nji Qafelí,
Prenk Bibë Doda, djale zotní:
Per kah mosha, mjaft i rí,
Por i vjeter per pleqní, 190
Kur të dojë me folë urtí:
Aj âsht, Zânë njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
Per të cillin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet, 195
Zí edhè bardh per tê shartohet.
Atëherë vjen në rend toptani,
Qi edhe ktiji vojt zâni,
Per shka mirë e zí qi bâni:
Persè i forti, si e din vetë, 200
Mirë e zí punon n' ket jetë,
Kur t'i mârrë mandja perpjetë.
Per brî tij vjen prap Zogolli,
Gjetë Gegë Shllaku edhe Begolli;
Vjen Çun Mula e vjen Mar Lula, 205
Njani Hot e tjetri Shalë,
T' fortë per pushkë e t' urtë per fjalë;
Si aj Dodë Prëçi prej Kastratit,
Me at Vrijonin e Beratit,
Edhè trimi n' zâ Deralla, 210
Qi po i kishin fjalët e rralla,
Por s' po çajshin shum kopalla
Kû po, isht' pûna me qindrue,
Me qindrue p'r Atdhé t' bekue.
Por pertej, m' at tjetren ânë, 215
Aj âsht, Zânë, nji burrë shkodrânë:
Asht Shan Deda i Dedë Jakupit,
Qi, si Ltinit, si Halldupit
Rrumullak fjalen u a flet;
Pse âsht derë pushka gjet me gjet 220
E s' merr vesht per Krajl as Mbret.
Se ti, besa, mirë po thue,
Mori Zâna me ligjrue,
Se edhè n' sý jam tue e dallitun,
Qi kûdo pûna me e qitun, 225
Per pá e shkrepë ky s'kisht me u pritun.
Veç un deshta ktû t' a die,
Se kush âsht njaj kime - zi
N' dý kubure e n' nji harbí,
Qi e ká vû ksulen m' njâ'n sý 230
E i ká lshue tirqit nên í.
Sikur lshue s' i ká kurrnjêni?
Aj âsht, Zânë, Abdullah Drêni:
Njaj, pa t' cillin s' hecë kuvendi
E i a dro t' keqen Prizrendi. 235
Dro Prizrendi e dro Gjakova
Rreth e çark i a dro Kosova;
Pse fjalë peng aj kurr s' ká lânun;
pse per mik e bese te dhânun
Vetë i a nep zjarmin shtëpís: 240
Sh1i me Mbret pushken e nisë,
E as s' lên marre Shqypnís.
Dersá m' bjeshkë te Ljubotinit
Per nen hije t' mrazitë të blinit
Po ligjrojshin Zâna e Ora, 245
Krye më krye e dora -- dora,
Atje poshtë në Prizrënd
Abdull Frasheri, i Toskë me mend,
Kshtu ká nisë të çilë kuvend:
Enè breshtet t' Kapitolit 250
Dalë nuk kisht'e murrtë ulkoja,
Per me i dhanun sisë Romólit,
Mbasi shâmë kje per dhé Troja:
E atjè larg, po, kah Urali,
Nper atò breshta te larta, 255
Sillej Shkjau, si shkerbé mali,
Tue kerkue per molla t' tharta,
Kur m' kto vise te Ballkanit
Të Parët t' onë, Pelazgt e motit
Gjân e gjallë kullotshin planit, 260
Qét i ngitshin m' fushë të Zotit.
Kishin frone e ligjë të mara,
E giatë shtegut t'gjytetnimit
Ishin shtý atà larg perpara
Q' me prendverë te rruzullimit. 265
Prej kah fill zên rriba e Verit
E m' Vezuv t' veshun n'gjineshtra:
Prej kaukazit m' Shkam t' Doverit,
Kû rri Albjona e pjekë gjenjeshtra,
Fis mâ t' vjeter kund nuk ká 270
Se âsht ky fisi n' zâ i Shqyptarit,
Ne mes t'cillit punët e mdhá
Per Europë z^në t'enden s'parit.
Po, m' kto male e karpa t' ona
S' parit Zeusi njerzit i rysi, 275
E me augure te Dodona
Egersín aj u a permysi;
Ktú edhè s' parit Orë e Zâna
Nisen valle me vallzue,
E nper vrrîje e fusha t' gjâna 280
Zû Pegazi me lodrue.
Këtu, Leka mati hapin
Me i dalë botes n' fund e n' krye,
Edhe n' Hind e çpori vrapin
Rrufén n' dorë, vetimen n' sý: 285
Si edhè Pirri, qi, mbrefë pallen
E dalë detin si duhí,
Shi nen Rromë e shtroi hamballen
Të tanë n' krena Rromakësh t' rí.
Kûdo rrâni turr Shqyptari, 290
Mirë aj lidhë me besë e fé,
Atje lufta mori zhari,
Atje gjaku rrmej nper dhé;
E as s'u gjet kund mal a rrmore
Qi atij hovin me i a ndalun; 295
I rá zhyt aj valës mizore,
Me armë n' dorë nper flkë ká dalun.
Gal, Rromakë, po dikur motit
Kjenë pershkue nper tokë Shqyptare,
Si edhè fiset e Ostrogotit 300
Me ata slavt,kta dalshin fare!
Por Shqyptari s' e perkuli
I gjallë qafen nen zgiedhë t' huej:
E lshoi token, ne mal dueli,
Por të dheta s' i lau kuej. 305
Porsi njaj tallazi i detit,
Qi dyndë mal e bardh prej shkûme,
Dekë e mnderë tue lânë mbas vetit,
Vjen e thehet m'kep t'ndo i gûme:
Njekshtû forca e cilldo anmiku, 310
'Qi desht dam t' na i sjellë lirís,
Erdh e u thye m' parsme çeliku
T' bijve t' maleve t' Shqypnís.
Pat kujtue Sulltan Murati
Se Shqyptarët i ká lshue zêmra, 315
Se prandej po u rrin aj gati
E rob t' zânë po i shtron nên thêmra;
Edhè dyndë nji ushtrí kreshnike,
Të tanë djelm t'regjun nder gjaqe:
Bota marë eshtet prej frike; 320
Kján Europa, lott per faqe.
Por n' ket punë u gjet gabue;
Skanderbegu 'i rrfé prej qiellit
Pallen zier atjè në Krue:
Se ç' vetun ká n' rreze t' diellit! 325
E si ulâ tue buluritun,
Shqyptarís i a lshon kushtrimin,
Qi, shk' â burrë, ne luftë me zbritun,
Turkut m' armë m'i a shtypë guzimin.
Trup në kamë i a bân shqypnija, 330
Mirë nder armë edhe shterngohet,
E si breshni e si duhija
Fulikare mbi Turk lshohet.
N' at turr t' tyne trendet toka,
Tymi çohet dér mbí rê, 335
Bumbullojn male edhè boka,
Rrëmen gjaku shtoj kurrnê.
Shtrî m' fushë t' Dibers Janiçeri
E, si kau nen thikë të kandarit,
T' u perpjekë per tokë i mjeri, 340
Ka' e ndrydhë m'fyt kâma e Shqyptarit,
Aj e shef, sado qi vonë,
Se me dhûnë Shqypnija s' shkilet,
E se rrêjn atà qi thonë,
Se p'r Atdhé Shqyptari s' vritet. 345
Jo prá, vritet, pasha Zotin!
Nisë Shan Deda, n' fjalë t' u zé,
Porsi vrám âsht aj gjithmotin,
Kur kje puna per Atdhé.
Edhè Mbreti të Stambollit 350
Shqyptarët pushken i a kan vû,
Sa herë Turqit e Anadollit
Paten dashë me u shkelë, m' kanû.
Kú t' a lypë e mira e Atdheut
E t' a hjekë lirija e vendit, 355
Kush â nipash t' Skanderbeut,
I ç' do fés e i ç' do kuvendit,
Per t' a msý aj ká anmikun,
Si petriti zogjt trumcakë,
E kûdo t' vringllojn çelikun 360
Nuk lên token pa e pergjakë.
Mocë Shqyptarët me stalagtita,
Lirë gjithmonë kta e kan shkue jeten;
E se enden nata e dita.
Se zên vjeta ne rend vjeten, 365
Kta, posë Zotit t' naltë t' Empirit,
Qi ushqen krijen e veshë lulen,
Kryet dér sod perpara nirit
Enè kurr nuk e perkulen.
M' kamë, atëherë,burra të dheut, 370
Mbasi t' zott jemi me dekë
Per lirí e nderë t' Atdheut,
Prap zên Duli fjalët me i thekë:
Perse sod a kurr Shqyptari
Gjân e vehten do t' bâjë flí 375
Per Atdhé, qi atí i la i Pari,
E per nderë e per lirí.
Sod t'shtatët Krajlat edhè mbreti,
N' at Berlin n' kuvend bashkue,
E kan bâ pleqnín n' mjet veti 380
Malcín Knjâzit me i a lshue;
Me i a lshue Knjazit Malcín,
Me na dá né vllá me vllá,
Me na hupun Shqyptarín,
Me na lânun rob nên Shkjá. 385
Kush â nipash t' Kastrijotit,
Qi ká nderë e nuk bán kore:
Burrë, si burrat qi kjenë motit:
Aj sod armët të rrokë mizore
E të dalë në breg të Cemit, 390
Prej kah Shkjau rri e na kercnohet,
M' i a diftue botës e polemit,
Se pá gjak Shqypnija s' shtrohet.
Ktû s' do t' shklasë, jo kâma e huej;
Kush, posë nesh, s' zên qé m'ket tokë; 395
Se na rob s' i shtrohna kuej,
Dér sa t' jemi gjallë me kokë,
Me eshtna t' onë, po, na Shqypnís
Nji murojë kem'per t' i a vû,
Qî edhe topat e Rusís 400
S'kan per t'mujtë, jo m'e dermue.
Abdyl Frasheri kshtû foli;
Kur Mar Lula, i pari i Shalës
Nji sý zjarm, nji zog sokoli,
Burrë i zoti i pushkës e i fjalës: 405
I a pret fjalen n' log t' kuvendit:
Se ti, pasha at Sh' Marrabé!
Sá per t' dalun zot un vendit,
Me m' qortue nevojë nuk ké.
Pse, se â zânun kjo Shqypní, 410
Un kam ndêjë me pushkë per faqe,
E per vend e per lirí
Kam rá pré, kam bâmun gjaqe.
Kam shkue jeten si bishë malit,
Zdathë e zdeshë edhë pá ngrânë; 415
Por as Mbretit, por as Krajlit
Tungiatjeta s' i kam thânë.
Un kam ruejtë gjûhen shqyptare;
Un kam mbajtë doke e kanû,
E as per pare e as per timare, 420
Gjak e t' Parë s' i kam mohue.
Prandej, Shkjau me pasë per t'msý
E me dalë kndej kah Shqypnija,
( Si po thonë se ká vû sý )
Ká me u ndeshë, po m' armë të mija, 425
M' armë të Lekve e t'Dukagjinit,
Qi, me ndihmë të Perendís,
Kan m'i a thye pleqnín Berlinit,
Kan m'i a pshtue lirín Shqypnís.
Por pse m'thue me u vrá me Shkjá; 430
Tue pasë mrendë na Anadollakun,
Qi kurr t'keqen s'm' a ká dá,
Qi kurr qafet s' m' a hoq lakun:
Qi edhè zèmren m'' a ká thá
E m' ká mytë aj tatë e nânë, 435
E shnjerzue m' ká grue e moter,
E s' m' ká lânë me u rritë djalë n' voter?
M' ká korrë aren e punueme
M' ká mârrë token e trashgueme,
E tue m' bâ kanûn paçaver, 440
M' ká mârrë qét po per nên laver,
M' ká mârrë lopet me gjith viça,
M' ká mârrë delet me gji' ogiça,
M' ká mârrë dhên e m' ká mârrë dhiz,
M' ká thá vathë e m' ká thá mriz: 455
Edhè sod m' kâ vû leçí,
Mos me folë n'giûhe t' t' Parve t' mí;
E m' a man giûnin mbí bark,
E m' a repë shpirtin me çark
Si mo' Zot, mâ keq per mue, 450
Nder thoj t'tij qi kam qillue?...
Po a pse Turqit e Anadollit
Duan të tallen këtij trollit,
Na m'i a vû pushken Nikollit?
Jo, per Zotin! - kjoftë levdue! 455
Se un Manov nuk kam qillue,
Qi me dalë e me luftue,
Perse Krajli a perse Mbreti
Duen të m'majn mue rob nên veti;
Un luftoj veç per lirí, 460
Per erz t' êm e per Shqypní:
Se un t'huej'n zot s'e due në shpí,
S' due te njof as Krajl as Mbret:
Mbret Shqyptari âsht n' vend te vet.--
Të lumtë goja, bajraktár, 465
Ali Pasha, 'i trim bujár,
Mêrr e i thotë t' parit te Shalës,
Se ti lak s' i bâke fjalës.
Se ti folke n' log t' kuvendit,
Si po e lypte e mira e vendit. 470
Per Shqyptarë, si jemi na,
Turk a Shkjá te dy jane nja;
Pse të dy, si Turk si Shkjá,
Né me sý s' duem me na pá,
Edhè jâne per né të huejë: 475
Gjind, qi as vedit as tjerkujë
Nuk jânë të zott nji t'mirë m'a s sjellë,
As per dije e mende të kthellë,
As per punë, as per tregtí,
As per t' marë në gjytetní. 480
Por, pse na të vogjel jemi,
Pse kend fis as vllá nuk kemi,
Na sod Shkjaut s'mund t' i bâjm ballë,
Qi po do t'na perpîjë gjallë;
Prandej, thom, se e lypë e mara, 485
Qi edhè sod na si perpara,
Të rrijm njitë me Mbret t'Stambollit,
Per me i bâmun ballë Nikollit.
Dikur dita ká me ague,
Qi edhè Turku do t' marre m' thue: 490
E m' atëherë, shka â Toskë e Gegë,
T' mlidhen tok, si kokrrat n' shegë,
E t' i a napin Turkut t' shtýmen:
Qi s'ndrron vesin, veç se qýmen:
E t' a lshojn krye - picingul, 495
T' i a thejn zverkun në Mosul.
Prá, ju burra, un kish' me thânë;
Ktû fjalë tjeter mos me zânë;
Veç me hî me shkrue nji leter,
Me shkrue 'i leter m' kanû t' vjeter 500
Per t' shtatët Krajlat mledhë n'Berlin:
Qi, pa u shterrun Drî e Shkumin,
Edhè Buena per pa u thá,
Na per t' gjallë nuk rrím nên Shkjá.--
Kshtû ká folë pasha i Gucís. 505
Edhè Krenët e Shqyptarís
Kan mârrë letren per m' e shkrue,
Fjalë per fjalë kshtû tue e peshue:
Ju qi jeni të shtatët Krajlat,
Edhè Mbreti i Stambollës, 510
Falmeshndet Krenët e Shqypnís.
Per njat gjýgj, qi e kini bâmun,
Qi nen Shkjá me vue Shqypnija,
Pa shikjoni, se, per Zotin,
Mund t'na bîjë ndo'i pûnë e keqe; 515
Pse na rob s'i bâhna kuej,
Pagë e t' dheta s' lájm kuej.
Njiket tokë të shqyptarís
Zoti vetë Aj na e ká falun
E as Taljanit mârrë s' i a kemi, 520
As rrëmye s' i a kem' Francezit.
As Inglizit, as Teutonit,
Se mâ slavit jo se jo,
Qi veç dje ká rá n' Balkan
E kush di se kû e kputë zverkun: 525
Si ajo vrula e kacalecit:
Sod këtû, neser s' diej kû.
Sá per Mbretin e Stambollit,
Qi po thotë, se Knjaz Nikollit
Do t' i falë Shkodrë e Malcí, 530
Mund t' i thoni se Shqypnija
Nji shportë fiqsh nuk ká qillue,
Per m' u a ná miqve peshqesh;
Por âsht toka e t' Parvet t' onë,
Asht Atdheu, po, i Skanderbeut, 535
Asht Atdheu, po i Mojs Golemit
E i atij Lekë Dukagjinit,
Edhè i Kukës edhè i Muzakut
Edhè i Strezës e i Aranitit
Qi e kan lá t' tanë me gjak t' Turkut. 540
Prandaj s' ká as krajl as Mberet,
Qi ket tokë e falë a e shet,
Dér sá t' két nji zog Shqyptari,
Qi t' bâjë hije permbi dhé.
Kështû letren e kan shkrue, 545
Edhe mirë e kan palue,
Mandej shtek ata i kan dhânë
Per Berlin, kû kishin zânë
Mbereti e krajlat, gjýgj me i dá
Shekllit t'ngratë, në gjak krejt lá. 550

Back to Top

Copyright © 2010 - 2011 plaveguci.us, All Rights Reserved. Web Site designed by alexselimaj.com