Osso Kuka
Më nji mbledhje Avdi Pasha, me dredhi, ankohet per mizorí e rrenime qi Vulo Radoviq-i kishte nisë të krynte në Vraninë. Sunduesi "turçeli" i Shkodrës, vetë i pá - djalë, nuk gjenë nji búrr shqíptár të zonë me i dalë perbáll të Malziasit. Oso Kuka, djalë shkodranë veshtron fjalën e Pashës, por kur ky pohon se Shqipnija kishte mbetë në vasha (çupa), i vlon gjaku, nëxehet dhe mendon të qesë në Pashën. I urti s'ngutet. Ndalë dorën, por s'mund pritet pa folë. Provon se Shqipnija ka djelm si zana, të gatshëm kurdoherë me dekë ku t'i lypë Mbreti, Atdheu, Kanuni, Besa e Feja. Ai vetë zotnohet me u provue me Cubat e Knjazit dhe me u a ndalë hovin ose me u shkrí në flakë të barutit. Në krye të javës Oso Kuka me 40 djelm të zgjedhun, "veshë e mathë e m'armë shterngue - thue se krushq po duen me shkue", rreshtohen më nji lundër në grykë të Buenës dhe nisen per Vraninë.
Osso Kuka

Zot, ç' ká thánë njaj Avdi Pasha:
Paska mbetë Shqypnija m' vasha,
Qysh se s' léka mbrendë nji djalë,
N' at Vranine mue sod me m' dalë,
N' at Vraninë, m' at t'zezë terthore,
Kû mbe'n shkret sá armë mizore,
Kû mbe'n djerr sá tokë gratçore,
Kû mbe' n vithnat pa bagtí,
Veç prej cubash t' Malit t' Zí,
Qi po vrasin djelmt e rí,
Qi po mârrin lopët me viça,
Qi po presin dhênt me ogiça,
E po djegin kulla e stane,
E po thájn kaq zêmra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vrá atà e per me pré,
Per me djegun gur e dhé,
Veç si t, nisë degamë me né;
Pse dushmani âsht tue ndersy,
Tokët e Mbretít per me i msý,
Per me i msý e me i rrembý.
Nji djalë m' voter t' m' ishte llâ,
Paçë m' i a lânë t' âmen me fshâ,
Paçë m' i a lânë motren me kjá:
T' mjeren moter, ehu! pá vllá,
E n' Vraninë un kjeçë tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djalë nuk m' ká qillue;
E n' Shqypní nji djalë drangue,
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.--
Kshtû ankoi Pasha turçelí.
Oso kuka paska ndí:
Paska ndí,po,e kênka idhnue:
M' sylah doren paska çue:
Me qitë m' Pashen ká mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnís e jo prej tutet,
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerrë s' e xuer mizoren,
N' fletë t' sylahit çatallue;
Veç pá folë s' mujt me u durue:
Avdì Pashë, tha, mâ kadalë!
Mos e thuaj dý herë at fjalë,
Se, per Dî'n e per Imâ'n,
T'bâj qi t' kjajë e zeza nânë!
T' bâj qi t'kjajë pa <<exhel>>tý nâna;
Pse n' Shqypní ká djelm si Zâna,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjâja as jeta:
E kû i lypë besa e burrnija,
Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,
Kta mâ t' parët jânë n' fushë t' mejdanit,
Kta mâ të rrebët janë n'ballë t'dushmanit:
Janë çelik per tef t' taganit.
Marre vedit kurr s' i lâmë!
Pá ksulë m' krye pa opingë në kâmbë,
Na per Mbret e per Atdhé
Per kanû, per besë e Fé,
S' druem me rá nder pré të thyeshme,
S' druem me msý kalát e rrmyeshme:
E kahdo qi t' bjerë Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndezë zhari,
Pushkë e besë pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktû e na thue:
Se n' Shqypni nji djalë drangue,
Qi per mbret e troje t' veta
Nuk i dhimbet gjâja as jeta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta...
Por s'ké faj; pse zâni i zí
Aj ká dalë, po, per Shqypní,
qysh se erdh Pasha turçelí,
Qse edhè t ' hujve sod Shqyptari
Qiri m' kambë do t' rrijë qyqari,
Si punue né s, na ká i Pari...
Por po i lâm tash na kto fjalë.
Në Vraninë, qe , un jam tue t' dalë,
Cubat Knjazit me t'i a ndalë.
Veç t'i lypi un dyzet vetë,
Dyzet vetë, po, djelm të letë,
Qi të desin kû t' zatesin:
Si mund t'léjn veç e n'Shqypn';
E po t' ap besen e Zotit,
Se, pa u djegë un n' flakë t' barotit,
S' ká me u lshue per t' gjallë Vranina.
Avdì Pasha kênka çue,
Osos doren ká shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka!
Se tý t' thotë fjala edhè duka
Qi ké lé nji sokol malit.
Zgidh kû t' jetë, po, pika e djalit,
Edhè del ti n' at rranxë boke:
N' at Vraninë, kû t'zezat loke,
Qi kan mlue, ehu! djelmt e rí,
Qi kan kthy rejat n' gjiní,
Janë tuj t' pritë si drita diellin.
Foli Pasha. Buzës s' Cukalit,
N'krye t'javës, dielli kur u çue,
Per me shndritë mbí kobe të shekullit,
Kû e perbuzne shuen e drejta,
Qafës s'Kalás, qe, çeta e Osos
Po mêrr rrugen kah Vranina.
Çetë e vogel, por kreshnike:
Dyzet vetë mâ s' janë me t' njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrrî,
Jo per dukë e per pashí,
Por per zêmer e trimní:
Oso kuka na u ká prî.
Oso Kuka, 'i rrfé prej qiellit,
Shoq nuk ká kah vrân e kthiellet.
A she' i herë, ka' i bje sokakut,
Se ç' m'i bâjn t' gjith tungjatjeta!
Se ç' permnershem xheverdarja
M' i flakon mbí sup të krahit,
Si ajo rrfeja n' natë thellimit!
N' fletë t' sylahit--- folé bollash
Çatallue i ká dý kuburet:
T' mnershemet motra t' t'idhtë taganit,
Qi ndermjet u rri kercnue.
Veshë e mbathë e n'armë shtrengue,
Shtatin div, e sý' n si zhgjeta,
Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.
Njitë mbas tij vjen shpata e dekës,
Soko Tona i Gurit t' Lekës;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permendë m' kto male t' ona,
Si per bukë n' shpí t' tij të ngranme,
Si per pushkë e besë të dhanme.
Thonë se i ká nja trí nishane,
Trí nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit.
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vînë dý rê mizore,
Dy djelmoça prej Zagore:
Kaçel Doda e Kerrni Gila:
Rritun mocë si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
Ç' kan me t'namë dý vasha t' reja:
Ç' kan me t' nam dý bija nane
N' ato mrize e n' ato stane,
Kúr, kercunat, kan me ndí,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
Me i perpjekë me Mal të Zí.
Po a thue e njef njat kime-zí,
Qi e ká ballin si siní,
Qi e ká sýnin si duhí,
Qi i ká shpatllat si nji arí?
Aj âsht Çoku i Mar Kolë Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i çartun, trim si Zânë,
I pá tatë edhè i pá nânë,
Dy gur njitë, thonë, s' i ká lânë.
Per mbas ktij vjen çeta tjeter,
Do mâ t' rí, do prap mâ t' vjeter,
Por t' gjith mocë me trimëní:
Me trimní e me bujarí:
Veç, per dukë e per pashí
Dán mâ n' shâj njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli;
E nder t'gjith-- porsì hýll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lypë per pushkë ky e per pleqní
Q' mêrr prej Shkodre e n'Peshkopí.
Veshë e mbathë e m' armë shtrengue:
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo rê qi prej Tivarit
Njitet zí terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona:
Edhè kapen m' at breg Buene,
Kû n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase âsht lundra e veli u nde,
Edhe nise âsht porsi rê,
Tuj çá valen nper Liqê:
Tuj çá valen kah Vranina,
Kû po bâte nâm Cetina.

Back to Top

Copyright © 2010 - 2011 plaveguci.us, All Rights Reserved. Web Site designed by alexselimaj.com