Osso Kuka

Epizodi i thekshëm i vrasjeve së Vraninasit Avdi Hisës, të cilit Vuloja i merr petka e ramë bashkë me tufën e gjâs. E motra e Avdís, zemërplasur, kah e shef të vllán në vig, e vajton përmallshëm. Vaji i sajë bâhet edhe mâ i pikllueshëm kúr ajo ankohet se i vramí s'la mashkull mbrapa per t'i a mârrë gjakun. Porositë, prandaj, zogun e zí, qi Avdís ká per t'i këndue mbí vorr, qi ai të bâhet lajmtâr në Shqipní per kobin e asajë dite. Oso Kuka, ndigjon brimën e motrës vajtore dhe mbushet me mní kundra gjaksorëvet malazez. Vendos me i u bâ vllá Avdis dhe me i marrë gjakun. Thrret shokët e me ndihmën e tyne dán me i a kthye nderën Shqipnís. U vëhet per gjurmë cubavet me djelmt e vet sokola. Në breg të Moraçës kërset mâ e para pushkë, pushka e Preng Markolës nga Mirdita, kundra Malazezvet. Vlon lufta. Dy prej çetës së Vulo Serdarit vriten, tjerët lânë gjân e plaçkat e vêhen në të hikun.Vetëm Vuloja s'e shpjeton hapin: s'ishte burrë qi trembej; por mjerisht s'ka kush e ndjek. Osja âsht habitë, persé në çetën e tij mungon Kerni Gila nga Zogorja. Gjaku ishte pague dy per nja, prandej Shqiptarët dâjnë me këthye. Rrugës Oso Kuka heton Kerni Gilen, qi tash sá kohë ishte nxanë në bejleg me të Malaziasin Jovanin.
Prejsè të dy trimat, endè s' kishin mujtë me i dá luftimet e ashpër. Kerni, tuj pá prîsin, tyrpnohet. Sjell me tanë fuqí me taganin e pergjakun n'anmik, por ky kishte ndodhë jetë - gjatë. Osja u hin ndermjet e dán dyluftimin. I lidhë varrët anmikut e e lëshon të këthejë shëndosh te shpija. E porositë, veç, qi t'i bâjë me dijtë Gospodarit të vet qi aty e mbrapa mos t'a rrêjë mâ atê as tjerët me msý tokat shqipatre

PREJA

Vall, kush din mue me m' kallzue,
Pse kjo qyqja ,zog i true,
Si mos kurr âsht tue vajtue
N ' at Vranine, n' at t'zeze krahinë,
M ' breg t ' Liqênit n 'at kodrinë? 5
A mos kján hallet e veta,
Persè zí i shkon moti e jeta,
Bír as bí pá rritë e shkreta?
Qyqja vehten s' âsht tue kjá,
Bír as bí pse e mjera s, ká; 10
Por po kján ajo nji moter,
Qi ka mbetë sod qyqe n' voter,
Sod qi kputë i âsht kulmi i shpís:
Kján qat motren e atí Avdís!
Jo,po,âsht vrá thonë, Avdì Hisa, 15
Mriz kah bâte nên dy lisa,
Nên dy lisa n' mal t' Vraninës:
E vrau Vulja, i biri i shkinës!
Njiky Vulja, 'i trim drangue,
N' at Vraninë fort âsht rendue: 20
Nuk lên kál, jo, me shtektue,
Nuk lên çikë, jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djelmt e rí,
Ke po i kthen nuset n' gjiní,
Ke po i vishte nanat ne zi. 25
Edhè u çueka,zogu i shkinës,
Me trembdhete cuba t' Cetines,
Me msý mrizet e Vraninës:
Po i isht' kênë kandun mishi i dhís:
Edhè u ndeshka m' mriz t' Avdís. 30
Qaj Avdija vrik piskati:
ndalo, Vulo, mustak-giati:
Ndalo,Vulo,me caruqe,
Pse s' t i leshoj, dhít e kuqe,
Per pá e lá mrizin me gjak: 35
S ' ruej dhí per Karadak!
Edh' e drodh t' zezen <<breshanë>>,
Qi e kisht' pasë moter e nânë,
Kinsè, i mjeri, zjarm me i dhânë;
Por prej Zotit s' kisht'kênë thânë; 40
Persè i shkrepi n' dorë <<breshâna>>,
Shí kur dashtë s' do t' i a kisht' nâna.
Po, por Vùloja i terbue,
Qi per pushkë ishte i gatue,
M' <<karajfile>> i u shterngue: 45
Dekun m' tokë e la pushue.
Edhè u turr m' tê i patenzoni,
(Shka as atij s' i a epte zakoni),
E i zdeshi xhamada'n
E i a xuer edhè taga' n, 50
E i a muer pushken e giatë,
Si nder burra s' âsht zanát;
Mandej dhít i vên perpara,
Edhè u grafë neper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vraninës, 55
Fort po ndjekë cubi i Cetinës,
Fort po kján nji e bija e Turkinës:
Fort po kján e fort po fshán,
Dekun m' vig kah e shef te vllán:
--- Kur ká dalë qaj hylli i dritës,60
O vllau i êm o vllá!
Mbí ato suka t' Podgoricës,
O vllau i êm o vllá!
Ti m' i a vne pushken krahit,
O vllau i eêm, o vllá! 65
Edhè m' dole m'derë te vathit,
O vllau i êm, o vllá!
E m'i a lshove zânin skjapit,
O vllau i êm, o vllá!
Me i lshue podit e livadhit, 70
O vllau i êm, o vllá!
Me i lshue m' ujë-- m' at ujë t' Moraçës
O vllau i êm, o vllá!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllau i êm, o vllá! 75
Qyqja motra tue t' kundue,
O vllau i êm, o vllá!
Porsí lis me degë prarue,
O vllau i êm, o vllá!
Lis me mâje te lulzue, 80
O vllau i êm, o vllá!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllau i em, o vlla!
Se me ç' vashë tý me t' fejue;
O vllau i êm,o vllá! 85
Por qe Vùloja, i' drangue,
O vllau i êm, o vllá!
Me tokë t' zezë ty t' ká martue,
O vllau i êm, o vllá!
Armë e petka tue t' shkretue, 90
O vllau i êm, o vllá!
Nanë e moter tue t' zezue,
O vllau i êm, o vllá!
T' zezat qyqe tash këndojn,
O vllau i êm, o vllá! 95
Nanë e moter t' u ndihmojn,
O vllau i êm, o vllá!
Pse mâ udhë per tý s' kundrojn.
O vllau i êm, o vllá!
Tash këndon nji zog i zí, 100
O vllau i êm, o vllá!
Kah t' fluturojë neper Shqypní:
O vllau i êm, o vllá!
Kurr ket p6unë un s' e kam ndí,
O vllau i êm, o vllá! 105
Se ká mbetë kund gjak pá u kthye,
O vllau i êm, o vllá!
A me pare a se me krye,
O vllau i êm, o vllá!
Veç ká mbetë njaj gjaku i Avdis, 110
O vllau i êm, o vllá!
Qyqja motra, vaj, e Avdís!-----
Ksht vajton të vllán Turkina:
E ndien Lqêni edhè Vranina,
Edhè e ndieka aj Oso Kuka; 115
Vaj'n e ndieka e m' kambë u çueka:
--- Hani djelm! e ju vraftë buka!
Eh ju vraftë buka e Dauletit;
Eh ju dhaça ujët e detit,
Po s'u muer sod gjaku i Avdís, 120
Po s' i u kthye ndera Shqypnís.
Çou bre, Soko, e mund t' i xâmë!
T' mos t' i májm cubat me vjâmë,
T' mos t' i lâmë çikat me nâmë.
Proh! ti o Zot, kur na janë çue, 125
Mbathë e zbathë-- si kan qillue
E i kan rrokun armët Shqyptare,
Njato <<ltina>> e << xhevardare>>,
Njato t" bardhat n' za <<breshâna>>
E i kan njitë njatà tagâna, 130
E i kan vû njato calina,
Se ç' ushtimë ka marrë Vranina!
Porsì, kur ndokush t' i nguce,
Dalin grêthat jashtë biruce,
Njashtû turr per derë t' kaushës 135
Djelmt e Osos rrâjn drejt fushës
Kû kisht' krise e zezë potera,
Motra e Avdís kû kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por secilli vrap po ngitka, 140
Thue se t' parit qi do t' veka,
Petku cohet do t'i u préka
'E jo mâ se po i pret deka!
S' âsht tue e drshtë, jo, kush rrezikun,
kah per gjurmë po ndjekë anmikun; 145
Veç se i lngon setcillit zêmra,
Ka mâ e letë s'i ndolli thêmra.
Sýt u qesin flakë e shkendija
Kah t' frigueshem, si duhija,
Qi kalon me t' rrebtë zhumhuer, 150
Fushës i bjen kryq e terthuer,
N'dorë tuj mbajtun pushkët arbnore,
Qi u flakojne neper terthore
Porsì rrfeja n' natë mizore.
Si i' langue, qi, dalë me gjue 155
Endet malit pá pushue,
Dér sa t' jetë <<per erë>>páu vû:
Djelmt e Osos njashtû ngasin,
Veç me cuba si mund t' Hasin.
S' kerset, jo nji pyllë mâ teper, 160
Kur mêrr zjarrë ndoj majes s' eper,
Si kerset Vranina e shkretë,
Sod qi bien Shqyptarët e letë,
Vrap tuj ngá poshtë e perpjetë:
Thue se kambve u kan vû fletë. 165
Kur,qe, krisi i' <<xheverdare>>
M' breg te Moraçës nder do zhavare:
M' breg t' Moraçës drejt Bjelopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Markola pre Mirditet, 170
Nder shokë t' vet porsì hýll dritet,
I pau cubat aj mâ i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadalë, bre zogu i shkinës,
Se s' i a mêrr ti gjân Vraninës, 175
Me kênë vet ëKnjazi i Cetinës!
Prenga Mirkos i vikati,
M'xhaverdare>>, edhè i ndêi gati.
Krisi pushka, ateherë, batare.
Krisi <<ltinë e xhaverdare, 180
Edhè ushtoi duhma e breshânës
Me u dridhe fmija n' zêmer t' nânës.
E pse trimi m' trim si t' hase,
E n' log Zânash si t' kersase,
Si t' kersase pushka, or vllá, 185
Rrallë pá gjak se mujn me u dá,
Pavloviqi ktû edhè u vrá:
Pavloviqi u vrá n' pushke t' para,
Ka' u grahë dhive neper ara.
Kúr pau Vùloja se shoku 190
I kje vrá, e se pataloku
Per tê s' isht nji vend bejlegut,
I lshoj dhít edhè u nis bregut.
Me dorë, burra!--- sa i mujt zâni,
Brit Osja atbotë si luâni, 195
Edhè m' shpinë aj zhgjetë i u lshue
Me djelm t' vet, porsi i' Terbue.
A ké pá ndo' i herë per seri
Se si, kur t' u bjere skyfteri,
Hikin pulat neper kaçuba? 200
Njashtû atbotë, hikne ata cuba.
Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n' teposhtë, kush kah perpjeta,
Veç se Vulja, çue dollâmen,
Aj aq shpejt s' e ndrronte kâmben: 205
Kisht' kênë trim, eh i bâsha gjâmen!
Por shka? sod s' i heci e mara,
Pse edhè 'i shoq i a fiku Tara.
Tara pllumi i Jegumirit
I rá krés shi njâjë mâ t' mirit, 210
Njajë djaloçit prej Zaçirit,
Tue e lshue dekun m' do gjeth firit.
Deh! moj Zânë, m' a thuej nji fjalë:
Kû e ka Osja edhe nji djalë?
Kû e ka Osja at Kerrni Gilen, 215
Qi s' i a dáj kund <<karajfilen>>?
A thue ti, pse ndolli i rí,
E pse e dí per tê n' shpí
Rreh nji zemêr plo dashtní,
Ndoshta sod po i dhimbet jeta 220
E rrin mshefët nder shkorre e mbreta?
Nuk âsht mshefë, jo, Kerrn Zagorja,
Kerrn Zagorja---rê mizorja;
por âsht ndeshë aj me Jovanin,
M' breg t' Moraçës tue da mejdanin. 225
Desht ky Jovja i' herë me hikun,
Por per vrap s' kisht pasë kerrçikun;
Prandaj shokët e lane mbrapa,
T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa.
Urra!>> m' shpinë, atbotë, si bisha 230
I u lshue Kerrni neper plisha,
Neper plisha e bregut t' uj'' t,
M'<<karajfile>> m' nja tue e gjujtë,
M' nja tue e gjuejtë, por veç per ânë:
Gjallë me dorë dote m' e xânë. 235
Por me dorë nuk xëhej djali,
Pse kisht' kênë nji sokol mali:
Kisht' kênë Shkjau, po, me trí zêmra!
Tek e ndiu Kerrnin te th6emra,
E hodh pushken m' nji ferrmanë, 240
Edhè xuer aj t' idhtë tagâ'n,
Qi kisht' fikë mâ se nji nânë;
E t' u dredhë ka' i Zagorjani:
Kshtû po mêrr e i thotë Jovani:
Mos trrêjë mendja, or trim i rí, 245
Se e koris Malin e Zi,
Tuj t' rá n' dorë si nji baxhí;
Por, n'jé i armve e n' jé Shqyptár,
E per n' jé ndopak bujár,
Xír tagâ'n, e n' kjoftë gjykue, 250
N' bejleg kryet shkurtoma mue,
Vrik qaj Kerrni na i ndêi gati,
Na i ndi gati edhè i piskati:
Si tagan, si pushkë te giatë,
Jam Shqyptár, e i kam zanát; 255
Edhè cubi i Malit t'Zí
S' ká per t' m ' msue besë e burrní...
Por, merzitë mbasi t'âsht jeta
Me cubní e me pûnë te shkreta,
A ti ktû ké me marue; 260
Kerrni Gila pse m' thone mue,
Edhè xuer tagâ'n prej millit:
Ç' ka flakrue m'at rreze diellit!
E si pushken m' tokë e uli,
Báll per báll Jovos i duli. 265
--Or Shqyptár, qi tash n' e vona,
Tuj perbuzun Fé e zakona,
Veç mbas shpine msýn anmikun,
Hec e shifsi dredhë çelikun
Kerrni Gila e njaj Jovani: 270
Shif si dahet, bre, mejdani!
N' báll t'shoshojt ata si u gjeten,
Kryq taganit i zateten:
E si t' ishin flakë e agzot,
Lum e lum per t'Madhin Zot! 275
Se ç' filluene me vringllue,
Si dý rrfé, ehu! tue flakrue.
Shkrepshin shkendija ndaj perpjetë
Porsi m' kullme prej hekrit t' xetë,
N'ajr tagânat ka' u perpiqshin, 280
Kryet shoshojt atà ka' i ndiqshin.
Djersë e gjak xû me u Kullue;
Por s' xû asnj6ani me u ligshtue,
Mu ma fort erdh t'u terbue.
Kur varrohet n' mal nji arí 285
A me pushkë a m'hekur t' zí,
Jo veç se prej dhimës s'topitet,
Por mâ teper vjen e nzitet,
Edhè msýn, n' furi t'terbueme,
Me gjak t' vet armen t' ritueme: 290
Njashtu atbotë atà dy trima
T' shpejtë kah dora si vetma,
T' rrebtë ka' e sjellmja porsì rrfeja,
Mêrrshin turr me fuqí t' reja,
Tue terflluem e tue kercnuem, 295
Shkumë e gjak, prej gojës tu' u shkuem.
Kur i behë, qe, n' at fushore
Oso Kuka rrfé mizore,
Kah po kthete asajta n' shpí
Me dy rob edhè me dhí, 300
Qi kisht' marre prej Malit t' Zí.
Oson Kerrni tuj e pá
Disi marre atbote i rá
Ke nene s' kisht' pré anmikun;
Prandaj çon të prehtë çelikun 305
Edhè e siell me kaq furí,
Qi t'kish ndeshë n' cub t' Malit t' Zí
Fíll per gjysë, tham, kje tu'e pré.
Por jetë - giatë cubi kisht' lé;
Pse ndermjet tagâ'n i a qiti 310
Me tê deken edhè e priti.
Kur tagânat janë zatetë,
Fort shunglloi Vranina e shkretë.
Edhè u kpu' n t' dy per mjedisit,
Si t' ki' n kênë dý krande lisit. 315
Jam ndermjet!>> atbotë Vikati
Oso Kuka edhè u ndêi gati.
U ndêi gati me i shkatrrue,
Pse me dorë kjenë t, u pushtue.
Trima,mjaft pask' ni luftue: 320
Diku veç nuk ká kênë shkrue.
Zûni Osja atëherë me u thânë,
<<Dikû shkrue veç nuk ká kânë
Njâni tjetrin dekë me e lânë...
Prá, ti cubi i Malit t' Zí, 325
Prehi kâmbët e dredho n' shpí,
E thuej nânës e nuses s' ré
(Per n' i paç ti kund n' at dhé),
Se per s' dytit sod ké lé.
Jem' tue t'falë, po, n' ket ditë t' sodit 330
Pse, me giasë, qi kênke rodit.
Por ket fjalë shokve m' u a thuaj:
T' mos u rrêjë njaj Cari i juej
Se sundon mbi né kurr Nika,
Per pá mbetë Shqypnija m' çika. 335
Ndoshta t' dám na jem ' nder veti;
Por kû né t' na lype Mbreti,
Por kû shkjau t'na ngasë n' vend t' t' Parve,
Per ket besë, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtênë-- êerr vesht, or djalë-- 340
Kan me u gjetun krejt me 'i fjalë...
Kshtû tha Osja. Atbotë Jovani
Njâ as dý mâ nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varrët e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit: 345
Lum! e lum! po, kopilani
Pse i u kput n' at dite tagani...
U nis shpatit per Cetinë
E Oso kuka per Vraninë,
Per Vraninë, kû kendonte Zâna: 350
Ke bje dielli e ke mêrr hâna
Oso Kukë nuk bân mâ nâna
As n' Begllerë as n' Kapidana!

Back to Top
Copyright © 2010 - 2011 plaveguci.us, All Rights Reserved. Web Site designed by alexselimaj.com