Deka
Në darkë, ku marrin pjesë herojt e Vraninës, Oso Kukës i lidhet buka. Han sá me thanë, lán duertë, delm'anash e pështet brí votrës. Duhani i a lehtson mendimet. Hija e dekës, qi n'andërr i u gjá se i dha zjárr barutit të xhebehanes, s'i hiqet mendsh. Djelmnija, dikúr, çojnë tryezën e vêhen simbas dokavet, dikush të luejë, dikush të luejë e të shîjë armët. Soko Tona këqyrë me vemendje shpatullen, e cila kallxonte vorre e gjak. Shena familjarë merr ngjyrë të zymtë. Vetëm kanga e Kaçel Dodës mbi dyluftimin e Gjergj Elez Alís me Harapin dishka zhdavaritë merzín e asajë mbasdarke, por jo kujdesin e Osos Mbas kangës ky i urdhnon Met Zenelin të marrë Vuksanin, Sinanin e Kerrin nga Zogorja dhe të dalin për roje në vá. Tjerët bienë me fjetë. Oson, veç, s'e merr gjumi, ashtu si s'flêjnë anmiqt e tij shkjé: Zeliq Uka, Mirko Serdari e Gjukoviq Pera, të cilt përdorojnë natën per të rreshtue ushtrít e veta rreth Vraninës, ku në nade do të zhvilloheshin luftimet. Njimij e njiqind pushkë janë ata me të njehun. Poeti thrret Zanën per t'i lajmue Oso Kukës planin e shkajut e rrezikon qi e pret; kujtohet me nji herë se në vá janë rojet shqiptare. Në të zbardhun të dritës gërset pushka e Kerni Gilës. Në të shtíme të pare vritet Gjukoviq Pera, Lufta ndezet, shtohet, mrrín në kulmin e vet kur çetat malazeze prej së tana anësh msyjnë e kalojnë ván, Oso Kuka rrán me nji herë në ndihmë të djelmvet të vet roje. Shef se anmiku âsht tepër i madh, por s'frigohet. Kthen dalë prej ballit të luftës vetëm atëherë, kur të vett i lajmrojnë se ushtrí anmike kanë msý në drejtime të ndryshme xhebehanen dhe ngujohet në tê me ata pak luftarë, qi i kishin teprue. Kur Shkjét, në saje të numrit, i veshen kullës së ngujimit dhe kerkojnë me nxanë gjáll Shqiptarët, Oso Kuka vetë i ep zjarm barutit dhe hjedh per havá vedin e anmiqt tradhtarë. Mbyllë kangën nji grishje e qortim nanave shkina, qi mos t'i msojnë mâ fëmijt me msý tokën shqiptare. Né Vraninë ngulet flamuri tríngjyrësh i Malit të Zí.

DEKA

Kish t'a díej, ç'ká aj Oso Kuka,
Qi tue shkue s' âsht sande buka.
S'po i shkon buka as mishi i dashit:
Kot nget tryezës â ndêjë per rrashit,
Tue perdredhë njato mustaqe! 5
Thonë, ká pá nji anderr t, keqe.
Anderr t'keqe, thonë, ká pá
Mbramë, qi shkoi, porsa ká rá.
Ká pá n' anderr se prej Rjeket
Kênka nisë nji hije deket 10
Ndezun flakë, si flakë lugatit,
Qi, tue hecun fushës e shpatit
E nper kneta e neper zallina,
Fíll po vîte kah Vranina.
Kúr n' Vraninë ajo ká mrrî, 15
N' Xhebehâne, paska hî,
Edhè i dhânka zjarrë barotit.
Kur ká dhânun zjarrë barotit,
Ká plasë kulla e ká marrë gjâmë,
Asht dridhë toka per nen kâmë, 20
Ká ushtue Lqêni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi.
Pá ket anderr Oso Kuka,
E prandej nuk po i shkon buka,
S' po i shkon buka as mishi i dashit, 25
Kot nget tryezës 6a ndêjë per rrashit.
Po, s'han bukë, veç sá me thânë;
I lán duert e del m'njânë ânë,
Per urë voters pshtetë m'nja'n brî,
Tue mendue, duhan tue pî. 30
Sa rrin osja tue mendue,
Bukë djelmnija kan marue;
Çuene tryezat e i pshteten,
Rrokull odës mandej zateten,
Kush tue dhênë, kush tue kuvendë, 35
Kush tue luejtë cic - mic hâne,
Kush tue lye ndo'i çark breshâne:
Nji tagâ'n m' unuer e mrefe,
Fushekët tjetri m' vezme i njefë.
Kur zên Osja atje mâ vona: 40
Kqyre at shpatull, Soko Tona,
E na thuej a difton gjâ,
Pse dishka nakel m' âsht bâ...
Jo, po, shpatlla keq diftote:
Luftë kah maja ajo kallxote, 45
E ka prenda disá vorre,
Tym e gjak neper oborre.
Prandaj Soko erdh e u vrâ
Kah po e kqyrte m' dritë pá zâ.
Ndoshta shpatlla,tha, s'â gjâ 50
Pse per ndryshej fort ká giasë
Se na luftë kemi me pasë;
Se shum nieri ká me u vrá;
Shum do vorre jam tue i pá...
Por prej luftës Shqyptarët nuk tuten.55
Merr, Kaçel, njihër lahuten
E na thuej nji kângë Shqyptare;
S'májm na zí pá na qitë fare!
Muer lahuten n'dorë Kaçeli,
M' tê magjarin n' vend e ngeli 60
E, mbasi per zâ atê ujdisi,
Kesht6u kângës atebotë i a nisi:
Kish' dalë nji Harap prej deti,
Trim i zí e belagjí
Edhè qitka 'i porez t'randë: 65
Ka trí bukë pagaçë per shpí,
Shtatë masë vênë per ditë me i pí,
Ka 'i taroç per mish te zí,
Ka nji dash n' mjesditë m'i a pjekun,
Ka nji skjap per darkë m'i a repun. 70
Njiqind vetë n' mejdan ká pré,
Njiqind vithna qiti faret,
Njiqind shpija edhè ká djegun.
Kur vojt rendi n' Shqyptarí,
Njati Gjergj Elez Alís, 75
Leter t' vrashtë i paska çue:
Ndiej, ti or Gjergj Elez Alí,
Mbas dý javësh si t' bjerë kjo leter,
Ti n' mejdan mue ké me m' dalun;
Pse tý kullat do t' i djegi, 80
Mal e vrrî pse do t' i shkeli,
Dhên e dhí pse do t' i mjeli,
Pse edhe gruen rob do t' a mârr!
Letra Gjergjit n' dorë ká rá;
Edhè Gjergji fort â vrâ, 85
Fort a vrâ kur e ká kndue.
Dý javë vehten e ká majtun,
Bukë prej djerrit aj tue hanger,
Mish taroçit aj tue ngrânun,
Vênë trí vjeçe edhé tue pí: 90
Edhè atin e ká majtun
Tagjí urizit n' strajcë tue i qitun,
Vênë me pí per ujë tue i dhânun.
Krye dý javësh, mushun dý javë,
Vehten Gjergji e ká provue: 95
Nji lis t' madh kish'pasë n' oborr;
Me dý duert Gjergji e ká kapun,
Me gjith tokë edhè e ká shkulun,
Opèt n' vend edhe e ká ngulun.
Kênka mbathë e kênka veshun: 100
Paska veshun petkat arit,
Paska njeshë shpaten florinit;
Zgithka gjokun pullalí,
I a vên fr6enin treqind pullash,
I a merthen me shtatë kollana, 105
Edhè nânës aj po i bân zâ:
Halláll, nânë, ti me m' a bâ
Miré e keq, shka kemi folun!
E i ka puthun nânes doren.
Amanet, morì ti loke, 110
N' kjoftë gjikue me m' pré Harapi
Lot per mue ti mos me derdhun!
---<<Hajt, mor bir, Zoti te ruejtët,
Se s' t' koritë, jo, lokja e jote.
E ká mârre topuzin n' dorë, 115
E ká hapun mbi shpinë t' atit,
Edhè â nisun per t' giatë shpatit,
Tue zbardhë drita prej sabahit
I ká vojtun n' dere Harapit.
<<Nadja e mirë, Harap i zí! 120
Nuk ké ngae me ndêjë sod n' hî,
Por çou e del n' at fushë t' mejdanit,
Sod dý javë si m' ké çue fjalen;
Sod tý kryet due me t' a pré!
Kur ká pá Harapi i detit 125
N' derë njat Gjergj Elez Alín,
Shif shka bâni atëherë Harapi:
Lkura buejsh per at ká lidhun.
Asht tutë ati i Gjergj Elezit,
E kah Gjergji paska shkue. 130
Mos u tut, bre zogu i atit:
Gjâja e coftë kurrgjâ s'mund t'bâjë.
I âsht turrë Harapi i zí
E m'topuz m' tâ edhè ká shtí.
Gjergji kryet por e ká ulun: 135
Permbí krye topuzi i rrshiti.
T'i u drodh Gjergj Elez Alija:
Dalë - kadalë, Harapi i zí!
Se m' thonë Gjergj Elez Alí.
E m'topuz m' tâ edhè ká shtí. 140
M' lug t' dy krahve i a ká njitun,
Tre pash para m' dhé e ká ngulun.
Dekun m' tokë rá atbotë Harapi.
Ká marrë djali edhè ká zdrypun,
I a ka pré ata krye te zí. 145
Hukubet Zoti e kisht' falun:
Trí pllâmë buzen kishte pasun;
Kisht' pasë veshin sá 'i zhgun burrit:
Sá dy vetë me tê me u mlue.
Kur ká ndie Mbret Sylejmani, 150
Paska shkrue m'at derë Stambolle:
Trima ká e trima s' ká,
Por si ká trima n' Shqypní
S'i ká Krajli as s' i ká Mbreti,
S' i ká toka as s' i ká deti. 155
Kshtû Kaçeli po këndonte;
Rrokull oda po e vezhgote,
Po e vezhgote tue kendue,
Veç se Osja, trim drangue,
Veshin kângës s' i a kishte vû: 160
Kânga at natë s' isht'tue i pelqye;
Prandaj kânga kur u krye,
Zêmra t' kendoftë! s'i tha Kaçelit,
Veç se thotë, po, Met Zenelit:
Mêrr Vuksanin e Sinanin , 165
Edhè mêrr Kerrn Zagorjanin
Edhè dilni sogje n' vá;
Pse mjesnatë tash â tuj rá,
E thonë Shkjau se besë nuk ká...
Kshtû tha Osja, e sogjet duelen, 170
Osja e djelmt me fjetë u ulen.
Rá me fjetë, njaj Oso Kuka,
Por s' po flên jo, Zeliq Gjuka,
Nuk po flên as nuk po kotet:
Nja'i pûnës s' fortë, me giasë, po i zotet;175
Pse ka herë dikah a nisë,
Me nji strugë per krye mertisë,
Vall, moj Zânë, a din me m' thânë
Se kû Gjuka don me zânë,
Qi nper terr ká dalë ne vá 180
Thektueshem udhës tue i ra?
Zeliq Gjuka, nji zog shkinet,
Nji zog shkinet prej Vraninet,
Kah Prevlaka kâmbët po i thekë,
Me qat Mirkon per m'u pjekë; 185
Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi
Paska dyndë nji t' madhe ushtrí
Edhè dashtka, n'nâtë t, pá hânë,
Mrendë n' Vraninë sande me zânë:
Prandej Gjukos fjalë i çueka 190
Me i prî ushtrís nder ato suka.
Edhè fjalës i nd6ejka Gjuka',
Pse, pá kndue gjelat e parë,
Aj ne â pjekë m' Mirkon Serdár,
Na âsht pjekë, po, m' tê trathtari, 195
Shtrejt pague pse e ka Serdari.
Por nuk dí a â mendue mirë,
Se n' ushtrí jânë krenat lirë...
Mbasi shêjzet pa'n prendue,
M' kâmbë ushtrija atbotë u çue, 200
Per me u nisun kah Vranina.
Shtatqind pushkë qi çoi Cetina
E qi Mirkja u kishte prî,
Tokës u nisen ví e ví
Bregut t' Rjekës s' Cernojeviqit, 205
Tuj shkue vister mbas Zeliqit;
E ato katerqind pushkët tjera,
Qi u kish'prî Gjukoviq Pera
Rjekës u nisen mbi lundrica
Tuj vozitë kahë Çakavica, 210
Per m' e msý t' zezezn Vraninë
N' báll t' Lesenders- n'at krahinë.
--Ehù! moj Zânë, pásh të dy sýt,
Shkomi Osos tash te krýet,
Edhè m'vesh atij m' i thuej, 215
Si nper tokë e si nper ujé
Ká çue Knjazi m' e rrethue,
Kryet atij per m'i a shkurtue!
Por, n' daç ndal; pse Osja fjetë
Nuk â, jo, me kater vetë 220
Qi i ká qite aj sogje n' vá.
Vetë Moskovi atý me zânë,
Pá i a zjerrë gjumin s' e lânë;
Pse kû ndolli Met Zeneli
Met Zeneli---e Vuksan Gjeli, 225
E aj Sinani --- e aj Zagorjani,
Atý fusha ká marrë gjâmë
Atý toka â dridhë nên kâmë!--
Hylli i Dritës atbotë tue lé
Per me i prú dheut shpnesë të ré, 230
Per me i prû s' mjeres Shqypní,
Ofshè, váj, nji kob të rí,
Kur qe Mirkja ndolli n' vá,
Po, a thue, sogja s' e ká pá?...
E ká pá, s' ká ndêjë tue fjetun; 235
Por ndr prita ká zatetun,
Pushken Shkjaut per m'i a fillue,
Per shêj t' pushkës si t' jetë afrue.
N'ujë t'Moraçës tek behë ushtrija,
U zdath Gjuka,--atê e vraftë buka! 240
E vraftë buka si â tue e vrá!
Edhè vaut desht aj me i rá,
Kesh me u kapun m'breg t' Vraninës,
Me u çilë shtek djelmve t' Cetinës.
Por kje rrêjtë i biri i shkinës! 245
Perse atý 'i Kerrni Gile
I ndj gati m' karajfile,
Tue i a njiteë shi m'lule t'ballit,
Tuj e ftofë shi m'' rânë te zallit.
Po, tek qiti i Zagorjani 250
Kuku, majko! Gjuka bâni
E rá dekun pik mâ i pari:
Ashtû raftë gjithmoné tradhtari!
Porsi kur nji burrë gjuetár
T'qese m' korba, grumbullue n' arë, 255
E t' a vrasé ndoj korb te zí,
Çohen korbat per ajrí,
T' u pshtjellue e t' u perzi:
Njashtû ushtrija e Malit t'Zí
At herë xûni m'u pshtjellue, 260
Kur pau Gjuken dekun shtrue.
Por, qe, rán prap trí breshâna
Trí breshâna--- si trí Zâna,
N' zí tue veshunprap trí nâna.
Kur njiburrë t' a zblojë anmikun, 265
E t' a ketë në dorë çelikun,
E çelikt t' a ket zêmren,
Edhè plum t' a kete thêmren,
Qi të dese kû t' zatese;
Shum gerset atý potera, 270
Shum do nâna atý i thán vera!
Qe edhè Mirkja kur ká pá
Se per báll kisht' priten n' vá,
<<Bini djelm-- ushtrís vikati,
Pse i ka ardhë Vraninës sahati,!>> 275
Edhè ushtrija at herë nd6j gati:
Krisi pushka atý batare:
Krisi ltinë xhaverdare,
Krisi dilke edhe breshânë,
Ushtoi L'qêni ânë e m' ânë. 280
Ah! gajret bre, Met Zeneli,
Ah! qindro, bre, Vuksan Gjeli,
Mos e lsho mori Zagore!
Ngul, Sinan, bre, rê mizore!
Pse me gjasë, ke dridhet suka, 285
Asht tuj ardhë tash Oso Kuka.
Aman ,Zot ! kur Osja mrrîni
Si rê breshni krés s' njaj vrrini,
Me tridhetë e disá burra,
E zateti neper curra, 290
Se ç' kje ndezun flakë Vranina!
Atý qiellë mâ nuk u pá,
Atý pushkë mâ nuk u dá;
Njekaq tymi erdh tue e mlue,
Njekaq gjâma erdh tue ushtue! 295
Rrihte ltina edhè dudumja;
Porsi breshni vîte plumja:
Jitshin gjindja neper kneta,
Neper kneta--- e neper mreta
Tue rektue per nâna t' veta! 300
--Eni e shifni oj nâna t' shkreta,
Eni e shifni 'i herë n' at vá
Djelmt e rí, qi atý u kan rá!...
Po, a dro, 'imend, mori ju shkina,
I rritët djelmt ju kah Cetina 305
Per me u mbetun ke Vranina?
Per me u mbetë nen armë t'Shqyptarit,
Vec prej llokmes s' Gospodarit?...
Kjani, at herë! s' kam dertin t' uej,
Por,ke ata kan n' mjet nji ujë, 310
E ke n' báll kan disá curra
E nper curra-- disá burra,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimbet gjâja as jeta,
Fort po drue se sod n' at vá 315
Shum mâ zí kini per t' pá...
Tue krisë pushka pá i a dá,
Tue korrë deka krena m' Shkjá,
Thue se shendritshin n' qiellë dy diella
N' ânë prej t' Limit u kuq qiella. 320
E kuqë ishte edhe moraça!
E agoi drita. Neper kllaça
Kur pau Mirkja djelmt sharrue,
Me marrë fryme t' cillt ki'n harrue,
Aman, Zot, se ç' u terbue! 325
Oren xuer aj t' Karadakut,
Xuer taga'n t' dryshkun prej gjakut,
E tue brite porsi arí:
<<Mrendë, sokola t' Malit t' Zí!>>
I rá vaut porsi duhija 330
E mbas si të gjith ushtrija.
Ah, kadalë, bre, zogu i shkinës,
Krisi Osja n' curr t' Vranines,
Se ké dalun n' vá t' pa vá,
Se n' log Zânash jé tue rá! 335
Edhè m' kambë atbotë u çue,
Me tagan në dorë shterngue,
Fíll e m' ta urysh tue shkue:
Porsi ulâ, qi t' shofë anmikun
Se kah stroflli i ndên kerçikun. 340
Ehù! moj Zânë, po t'ishin ndeshun
Ata burra te kerleshun,
Qi mâ t' fortë nuk i bân shkina,
Qi mâ t' rrebtë s' i bân turkina,
Ndoshta zot ndrrue s' kish' Vranina: 345
Por n' qiellë ndryshej kndote shkrola!
Pse, pá u ndeshun kta sokola,
Briti t' madhe Prengë Mar' Kola:
<<Dredho, Oso, n' Xhebehane,
Se na rá Shkjau pre' asajë âne!>> 350
Me i rá tinzi 'i uk nder berre,
Kah t' u prîjë nper male e djerre,
S'dredhë mâ shpejt, jo, nji barí
Kah anmiku t' ket ndí,
Si m' atbotë drodh Oso Kuka, 355
Tuj u njitë perpjetë kah suka.
Kjani, kjani oj Zâna, kjani
N' ato maje, kû ju hani,
N' ato kroje, kû ju pini,
N' ato hije, kû ju rrini, 360
N' ato valle, kû vallzoni,
Kjani e lott mos i pushoni,
Perse tash, ehù! n'ata curra
Kan me mbetë ehù! njata burra,
Me aq kujdes qi i kini rritun, 365
N' armë e n' luftë qi i patit vaditun:
Qi edhè vete i kini msue
Me msý anmikun pa u frigue,
Paáu frigue, po, me msý anmikun,
Nja m' dhete vet me i bâ me hikun, 370
Mos me e lujtë p'r 'izet kerçikun!
Por shka t' bâjn sod s' jane tuj pasun:
Per gjith ânësh shkjau u â rrasun.
S'kan shka bâjn? po, a thue, mund t'desin?
T' desin, prá, nuk kan shka presin; 375
T' desin, po, si u kan dekë t'' Parët
E t' a marrin vesht Shqyptarët,
Se â mâ mirë nen dhé me u kjá,
Se per t' gjallë me ndêjë nen Shkjá...
Po, le t' desin - s'kan shka presin, 380
Pse, qe, Mirkja tash duel n' vá,
Kah Lesendra edh' â tuj rá
Tinzë, neper mal, Gjukoviq Pera
Me Bioca t' letë si era;
E janë çue Shkijét e Vraninës 385
E janë bâ me ushtrí t'Cetinës,
Per me marrë sod Oso Kuken,
Qi me ta ka pase da buken,
Qi u ká rujtun mal e vrrí
Qi u ká mprujtun erz e shpí: 390
Por, s'din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman,Zot, kur duel Serdari,
Se ç' kje ndezë Vranina zhari!
Aman Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum krisi atbotë potera! 395
Por kur rán Shkijét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m' nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue-- e tue shkumue, 400
Shkaperderdhet nper zallina,
ashtû u derdh Shkjau te vranina,
N ' valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S'lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra, 405
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t' a kenë rrethue;
Si i qendron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t' amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá, 410
Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n' dorë tagânat,
E u kullojn gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s' u lot thêmra. 415
Por ç' dobí: dielli tue lé
Isht' tue lé m' at ditë per Shkjé!
I rán ndore Shkjaut t' terbuem
Tridhetë t' vrám e dhetë t' shituem!...
O ata t' lumt, qi dhane jeten, 420
O ata t' lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mberet e vend të t' Parve,
Qi per erz e nderë t' Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t' Parët u pa' n punue! 425
Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t' kndoje n' mal ndo i Zânë,
E dér t' ketë n' dét ujë e rânë, 430
Dér sá t' shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N' kângë e n' valle por u kendojshin.
E njaj gjak, qi kan dikue,
Bân, o Zot, qi t' jesë tue vlue 435
Per m' i a xé zêmren Shqyptarit,
Per kah vendi e gjûha e t' Parit!
--Po váll! Osja kû do t' jetë?
Oso Kuka a mos ká mbetë?
N' Xhebehane ká zatetë! 440
Ká zatetë n' at kullë t' barotit,
Kû ká bâ êmnin e Zotit,
Se per t' gjallë nuk ká m' e lshue,
Shokët e vet per pa i pague
Tridhetë t' vrám e dhetë t' shitue. 445
Kur pau Shkjau se pushka mêni
Si kah vau, si kah Liqêni,
E se mbetë s' kisht' Oso Kuka
Me tjerë t' vrám, perjashtë ke suka,
M' Xhebehane u turr m' at hera, 450
Si, kur t' lshoje kah Prandvera,
Vrullet bleta çark njaj zgjonit,
Tue zukatë si rryma e prronit.
N'brohorí tue i lutë jete Knjazit
Njiqind vetë kcyen m' kulm t'pullazit, 455
Mâ t' permendun kah trimnija,
Njaq u njiten mbi frangia,
Tue thye muret n'gjak t' perlyeme:
--Por ká gioben shpija e thyeme!--
Krisi Osja atbotë si ulâni, 460
Mje m'Cetinë i vojti zâni:
<<Ah kadalë, Nikollë, t' vraftë Zoti!
Pse ktû i thone Oso barotí:
Se s' ké pa Shqyptár me sý,
Se djegë vehten edhè tý!>> 465
Edhè zjarrë i dha barotit.
Aman, falë i kjoshim Zotit,
Kur ká dhanun zjarrë barotit,
Se ç' â dridhë Vranina e shkretë!
Se ç' â hjedhë kulla perpjetë! 470
Se edhe L'qêni ç' ká gjimue
M' kalá t' Shkoders tuj ushtue!
Qepra, tjeglla, gur e trena:
Kembë e trupen, krahë e krena,
Hî e tym e flakë e shkndija, 475
Shi mje m' Viri i hodh duhija;
I hodh duhmja shi m'breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyrë nirit.
Eni,eni,mori Shkina,
Eni,eni te Vranina, 480
Mblidhni vetë nper shpat e prrue
Ehú! Kortarët e djelmve t'ue;
Edhè msoni fmín mbas sotit
Mos t' lakmojn tokës s' Kastriotit,
Pse u bjen shtrêjt, qe besa e Zotit! 485
Njasi gjakut qi Oso Kuka
Sod ká derdhun ke ato suka,
Si per Mbret, si per dhé t' t' Parve
Vlon se nder dej t' Shqyptarve.
Prá, pa u djegun n' flakë t' agzoit 490
Si Oso Kuka n' kullë t' barotit,
S' ká me rá fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangîshem t' Gospodarit!--
---Dielli n' cila kur u çue,
N' Vraninë s' parit u zhvillue 495
Trobojnica----kjoftë mallkue!

Back to Top

Copyright © 2010 - 2011 plaveguci.us, All Rights Reserved. Web Site designed by alexselimaj.com